Vllaznia e njeh mjaft mirë…bllofin

Ardit Krymi shënon një gol historik, i 3000-ti për Vllazninë në Superiore.

Abissnet Superiore, java e 17-të : Vllaznia- Egnatia 1-1 ( Krymi 71’/Ademi 40′)

Tani bëhët e vështirë. Vllaznia me baraimin e katërt sezonal ka vështirësuar objektivin e rideminsionuar pas ndeshjes me Tiranën se titulli kampion është i arritshëm.

Ndaj Egnatias së Rrogozhinës skuadra e Brdariç me mungesë e madhe të Latifit e pa vetën në disfavor të një goli kur lojtari nga Gostivari Ilirid Ademi shënoi për miqtë.

Në pjesën e dytë shkodranët ushtruan presion të madh dhe me lojtarin më të mirë të tyrin Ardit Krymi, arritën të shënonin në të 71-ën. Më herët Egnatia me Xhekson shumë praë dyfishimit.

Në fund pati një pretendim të Çobës për faul në zonë por Kuka lejoji lojën. Vllaznia në kuotën e 27 pikëve (7 larg Tiranës një ndeshje më pak) ndërsa Egnatia arrin në 15 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!