Teuta me dy mungesa, ndaj Laçit për kthesën

Teuta në vështirësi. Pikët nuk lejojnë të flitet me superlativa për kampionën në fuqi e cila nesër në Rrogozhinë do të ndeshet me kurbinasit e teknikut Mirel Josa.

Durrsakët vijnë nga tri humbje radhazi dhe në rastin kur impianti i tyre në rikonstruksion, do ta mbajë larg skuadrën dhe për më shumë se një muaj, e zbeh ndjeshëm objektivin minimal të tyre që duket se është europa.

Ndërkaq, te kampi i Martinit, ndonëse ritmi stervitor gjatë javës ka rezultuar i kënaqshëm, Xhekson mbetet jashtë (dëmtim) ndërsa qëndërmbrojtësi Ivanoviç, do të jetë në pikëpyetje të plotë.

Sigurisht në Durrës besojnë se kthesa pas asaj humbjeje shokuese javën e kaluar me krutanët, përkthehet në detyrim imediat. Paçka se përballë do të kenë Laçin me të cilin ka patur shumë vështirësi në vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!