Tirana largon zyrtarisht Giamfin dhe Danso-në

Tirana në kërkim të identitetit të kontigjentit për pjesën e dytë të sezonit, përpos afrimit të Devid De Silvës në sulm për të zëvendësuar Ngonë, ka publikuar dy largime zyrtare.

Bëhët fjalë për futbollistët afrikanë Isak Giamfi dhe Riçard Danso.

Njoftimi për largimin e Danso.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.”

Njoftimi i sotëm:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi. Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!