Komunikim i jashtëzakonshëm, FSHF njofton se…

Zhvillimet e fundit me kampionatin Superior, ato në kampin Kuqezi apo ndonjë situatë e krijuar së fundi nga zgjedhjet në Shoqatat Rajonale, duket se do të jetë temë për mediat e interesuara nesër në një takim të jashtëzakonshëm (të premten në orën 10:00) në ambientet e Federatës së Futbollit në Shqipëri.

Ka qenë vetë zyra për shtyp e institucionit të futbollit që ka shpërndarë një njoftim për mediat.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëj me dije se nesër, e premte, datë 21 janar 2022, në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, do të ketë një komunikim të jashtëzakonshëm për shtyp. Ftojmë mediat të jenë të pranishme“, shkruan zyra për shtyp e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!