Superkupa/ Reali në finale, mund Barçën

Gjysmëfinale në Riad: Barcelona- Real Madrid 2-3 (koha e rregullt 2-2, Golat: 42′ Luk de Jong, 84′ Ansu Fati / 25′ Vinicius, 74′ Benzema, 95′ Valverde)

Klasikja Barceona- Real Madrd luajtur sot në Riad të Arabisë Saudite për gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës u fitua nga ekipi madrilen i teknikut Karlo Ançeloti.

Vinicius dhe Luk de Jong autorët e golave respektivë për barazimin 1-1 të fraksionit të parë. E dyta sërish me ritëm të lartë teksa për herë të dytë Reali udhëheq ndeshjen pas golit të benzema. Kur dukej se Los Blancos po mbyllnin në favor brenda 90 minutave , vjen barazimi me kokë i të rikthyerit Ansu Fati.

Në shtesë Valverde risjell përpara Realin pas një goli logjik ardhur pas aksioni tipik madrilen. Në fund festa te Reali që presin në finale njërin mes Atletikos së Madridit ose Bilbaos (luhet nesër)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!