Agjenti: Insinje nuk e lë Napolin në janar

Andrea D’Amiko, agjenti që ka vepruar si ndërmjetës në transferimin e Lorenzo Insinjes te Toronto Fc, foli për Radio Marte për operacionin që gjeti tymin e bardhë dje:

Duke punuar për Toronton si përfaqësuesi i tyre, kur e lejuan situatat unë e bëra këtë manovër me Lorencon menjëherë. Këto operacione nga këndvështrimi im duhet të mbahen të fshehta derisa të përfundojnë, sepse atëherë është shumë i rëndësishëm.

Por të mbash gjithçka të fshehur është shumë e vështirë.Celularët dhe kamerat, gazetarët bëjnë punën e tyre. Ne kemi interes fillimisht të arrijmë marrëveshjet e më pas ti komunikojmë”.

A mund ta marrë Toronto Insigne që në janar?
Sigurisht që jo, operacioni ishte projektuar për ta çuar në korrik. Tani Lorenzo është plotësisht i fokusuar për sezonin me Napolin. Për sa kohë që jeni në kontakt me një ekip, jepni gjithçka për atë ekip, atëherë përqendroheni në diçka tjetër”, ndër të tejar D’Amiko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!