Qaka “lan duart” me Shkëndijën

Processed with VSCO with m5 preset

Futbollisti kuqezi Kamer Qaka është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Mesfushori iu bashkua tetovarëve gjatë janarit të kaluar (26 janar) por tani 26 vjeçari me 4 prezenca në Kombëtaren e Shqipërisë pritet të ndërmarrë një aventurë të re.

Më herët pejani ka luajtur kryesisht në Norvegji. Ai ka pasur një periudhë të shkurtër edhe te Universitatea Krajovë në Rumani.

Klubi shkruan:

KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.
Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!