Kallaku, Partizani e zyrtarizon

Pas akordit të arritur ditë më parë, me hapjen zyrtare të merkatos, Sherif Kallaku zyrtarizohet te Partizani. Ish-numri 59-të i Laçit dhe 10-të i Teutës u la në huazim nga Lokomotiva Zagreb deri në fund të sezonit.

Klubi ka shkruar lajmin në ‘Facebook’.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sherif Kallakun. Mesfushori i spikatur, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë.Pas eksperiencave të suksesshme në kampionatin tonë me ekipet e Laçit dhe Teutës si dhe jasht vendit te NK Lokomotiva Zagreb.

Drejtuesit dhe mesfushori me tipare sulmuese, kanë arritur marrëveshjen me klubin kroat të NK Lokomotiva Zagreb për huazimin e 23 vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni futbollistik. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!