Rikthimi, Hebaj zyrtarizohet te Teuta

Pas Hebajt pritet afrimi i mbrojtësit shijakas Jurgen Goxha. Teuta ka larguar disa futbollistë…

Siç ishte raportuar më herët shkodrani 23 vjeçar Rubin Hebaj i është bashkuar Teutës së Durrësit. Zyrtarizimi ka ardhur pak minuta më parë teksa sulmuesi në këtë rikthim te ‘Djemtë e Detit’ është prezantuar nga shefi i klubit Enid Furxhi.

Njoftimi:

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim.

Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve rikthehet në Durrës pas eksperiencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës.

Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!