Ksavi thotë stop ndeshjeve, PSG 5 me COVID-19

Nëse te Barcelona Ksavi kërkon me insistim të anulohet ndeshja me Majorkën pas rasteve të reja me COVID-19, situata agravohet keqaz edhe në Ligë 1.

Katër futbollistë rezultuan pozitivë në grupin e skuadrës dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain. Këtë e ka konfirmuar edhe klubi parisien përmes një shënimi:

Njoftimi:

Testimet e kryera gjatë pushimit dimëror dhe para rifillimit të stërvitjeve zbuluan 4 raste pozitive me Covid-19 tek lojtarët dhe 1 rast pozitiv tek stafi. Personat në fjalë janë subjekt të protokolleve Covid në fuqi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!