Analiza e javës, Tirana, Laçi, Partizani…

‘Sportiim.al’, Redaksionale.

Zhvillimet e javës së 8-të ose e parafundit e fazës së parë të kampionatit të 83-të ‘Abissnet Superiore’, dha fakte të forta se diferencat mes skuadrave nuk janë dhe aq të padukshme.

Dueli Tirana-Dinamo, Laçi- Teuta dhe Kastrioti- Partizani evidentojnë mjaftueshëm se skuadrat tashmë janë kolauduar dhe se shifrat teknikë përputhen me atë që vjen nga fusha…

Skënderbeu- Kukësi 2-1

Skënderbeu arrin triumfin e parë sezonal duke mundur 2-1 Kukësin. Skuadra e Memellit pas rezultateve të dobëta, rikthehet te loja e bukur dhe merr tri pikët e para. Një orë e gjysmë analizë para ndeshjes nga Takaj dhe një Elvi Berisha i rikthyer (falur nga vetë klubi), sherbyen për mirë.

Kukësi dy humbje radhazi (njëra në Kupë), nuk përcjellin shumë entuziazëm para ndeshjes së parë në impiantin e ri me Tiranën në 20 nëntor. Verilindorët kishin javë të tëra që prodhonin lojë të bukur.

Tirana- Dinamo 4-0

Skuadra të mëdha për ndeshje të mëdha. Ngjau vetëm me Tiranën pasi Dinamo ndryshe nga Kupa, zhgënjeu tmerrësisht në shifra. Katër gola të bardhebluve dhe një grup lojtarësh në optimale, i japin garanci Tiranës kryesuese. Gjashtë pikë mbi vendin e dytë në aq pak javë, friksojnë gjithë rivalët..

Laçi- Teuta 2-0

Josa? Po, po, trajneri Mirel Josa i ka kthyer rehati Laçit që vuajti javët e para teksa në një moment ishte i fundit në rënditje. Pas zhvillimëve të javës, të 4-it. Ndaj Teutës luajti plot personalitet. Kur flitet për klasin e Mazrekajt, lipset pak ‘frymëmarrje’.

Teuta befason duke u shfaqur jo në ditë të mirë sportive. Pa Emiljano Vilën e Asjon Dajën nuk di të orientohet. Fare pak për të treguar atë Teutë kampione.

Kastrioti- Partizani 0-2

Emiljano Musta e tha në konferencë para takimit. ‘Jemi të gjithë bashkë me trajnerin. Skuadra është aty dhe ne do bëjmë kthesën”. I doli fjala. Shënoi një supergol dhe “mbylli derën” e një debati të madh te shtëpia e kuqe.

Kastrioti nuk mund të sillet kështu me vetën… Ndreu aq ekspert si teknik, deomos do duhej t’i kishte paraprirë situatave organizative të kontigjentit që në fillim. Edicionin e kaluar, në këtë fazë të garës, te krutanët flitej për europën. Sot janë në fund.

Egnatia- Vllaznia 1-1

“Mos na quani surprizë”, thotë Magani trajner dhe Çyrbja futbollist te Egnatia. Kanë të drejtë sepse debutuesja ka lënë prapa aktualisht Dinamon, Partizanin, Skënderbeun dhe Kastriotin.

Vllaznia e eklipsuar nga kriza e rezultateve dhe e dhomave të xhveshjes. Gjesti i Latifit sot me atë veprim protestues pas ndërrimit, ka vulosur situatën aspak të qetë te shkodranët.

Klasifikimi i Abissnet Superiore pas javës së 8-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!