Vieira: Kupa e Afrikës meriton respekt

Omicron, varianti i ri i COVID-19-të, prej ditësh ka vënë në pikëpyetje Kupën e Afrikës të planifikuar të luhet në Kamerun (9 janar-6 shkurt).

Në anën tjetër klubet evropiane shumica e të cilëve nuk janë të interesuar t’i lëshojnë futbollistët e tyre në një angazhim të tillë të rrezikshëm.

Por një ikonë e futbollit të luajtur në të shkuarën i del në mbrojtje kompeticionit të madh afrikan.

Është francezi me origjinë nga Senegali, Patrick Vieira, trajneri aktual i Kristal Palasë, i cili do të përballet me Totenhemin ditën e nesërme në Premier League. Ai doli hapur në favor të Kupës së Afrikës, duke dribluar kritikat e shumë klubeve evropiane në lidhje me rritjen e infeksioneve nga COVID-19:

“Asnjëherë mos e ndaloni një lojtar timin të marrë pjesë në atë kompeticion, Kupën e Afrikës. Ky turne duhet të respektohet më shumë, sepse është po aq i rëndësishëm sa kampionati Europian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!