Kupa e Afrikës drejt shtatorit, Eto kundër

Patrice Motsepe, presidenti i CAF, del në krah të Infantinos. Shkohet drejt shtatorit.

Infantino thotë se Kupa e Afrikës të shtyhet në shtator. Por Presdidenti i FIFA-s do duhet të shohë impaktin një takimi urgjent të CAF (konfederatës afrikane) në Doha. Në fakt të mërkurën e 22 dhjetorit, pritet të vijë konfirmimi i shtyrjes drejt muajt shtator ose jo.

Duke folur për këtë situatë Samuel Eto, presidenti i Federetaës së Kamerunit tha:

Pse nuk duhet të luhet? Federata që unë përfaqësoj do të mbrojë fuqishëm kompeticionin. Euro 2020 u luajt në mes të pandemisë dhe me stadiume të mbushura. Pse të mos luajmë ne? Ne duhet të jemi të qartë në këtë aspekt”.

Kupa e Afrikës shihet si problematike për shumë liga prestigjioze europiane, për shkak të numrit të madh të lojtarëve afrikanë në radhët e tyre. Sidomos në Angli e Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!