Të dielën nis Kupa e Afrikës

FIFA propozoi të luhej në shtator 2022, nuk pati marrëveshje me CAF.
Edicioni i fundit u zhvillua në Egjipt ( 21 qershor-19 korrik 2019) me Algjerinë kampione në fuqi.

Në Kamerun do të nisë të dielën edicioni i 33-të i Kupës së Afrikës mes përfaqësuesëve të futbollit të këtij kontinenti. Si zakonisht në evente të mëdha, vendi organizator hap zyrtarisht ndeshjet e parashikauar në kalendarin e fazës finale.

Turneu në vendin e ‘Luanëve’ me 24 kombëtare afrikane, starton në 9 janar dhe mbyllet në 6 shkurt 2022.

Fillimisht, Kupa e Kombeve të Afrikës ishte planifikuar midis 11 qershorit dhe 9 korrikut 2021. Më pas, një kërkesë zyrtare nga autoritetet e Kamerunit bëri që CAF (organi më i lartë i futbollit afrikan) të zgjidhte avancimin në datat 9 janar deri në 6 shkurt 2022.

Kështu për Grupin A, Kamerun-Burkina Faso, starton në 17:00 ndërsa në 20:00 Etiopia përballet me Kepin e Gjelbër.

Vendosja në grupe:

Grupi A: Kamerun, Burkina Faso, Etiopi, Kepi i Gjelbër.

Grupi B: Senegal Zimbave , Guine, Malavi

Grupi C: Marok, Ganë, Komoros, Gabon

Grupi D: Nigeri, Egjipt, Gunia-Bisau, Sudan

Grupi E: Algjeri, Sierra Leone, Guinea Ekuadoriale, Bregi i Flidishtë

Grupi F: Tunizi, Mali, Mauritiana, Gambia.

Fituesit:

Egjipt 7, Kamerun 5, Gana 4, Nigeri 3, RD Kongo 2, Bregu i Fildishtë 2, Etiopia 1, Sudan 1, Kongo 1, Marok 1, Afrika e Jugut 1, Tunizi 1, Zambia 1. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!