Zhang: Përgëzime Inzagit dhe skuadrës

Presidenti sot 30 vjeç, skuadra zikaltër 4 pikë më shumë se vendi i dytë. Nga Kina vjen urimi special.

Gazeta Gazzetta dello Sport e mëngjesit të sotëm raportoi disa fjalë nga presidenti i Interit, Stiven Zhang në një fjalim virtual i ka bërë Interit me rastin e festave të Krishtlindjeve:

“Faleminderit të gjithëve, së bashku e kemi rikthyer Interin në sukses pas kaq shumë vitesh. Unë dua të uroj Inzagin dhe ekipin për vendin e parë në renditje. Vazhdoni kështu, Interi është një familje. Kjo është mënyra e duhur për të arritur sukese të tjera.”

Ndërkaq edhe Simone Inzagi ka patur një falenderim për presidentin:
“Faleminderit të gjithëve për mënyrën sesi më keni pritur në familjene madhe. Falenderimet e mia shkojnë për presidentin, për mundësinë që më ka dhënë për të stërvitur Interin.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!