Tifozë specialë, Federata surprizon…

E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri. Një vizitë e tyre në stadiumin “Air Albania”, me ftesën e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka qenë mjaft e këndshme për ta, në prag të festave të fundvitit.

Pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë, këta tifozë kanë qëndruar për disa orë me Presidentin Duka e Sekretarin Shulku si dhe futbollistin e Kombëtares shqiptare, Albi Doka, i cili kishte ardhur në mënyrë speciale për të surprizuar tifozët tanë specialë dhe për t’i falënderuar nga afër për mbështetjen e pakursyer që i japin në çdo ndeshje.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët shqiptar përmes këtyre tifozëve specialë, që kanë qenë gjithmonë në mbështetje të futbollit, jo vetëm ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në përgjithësi. Ai u shpreh se Federata do të vijojë të jetë në mbështetje të tyre, teksa i uroi nga stadiumi “Air Albania”, investimi më i madh që ka ndryshuar infrastrukturën në futboll, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

“Kemi zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të falenderuar të gjithë tifozët e futbollit në Shqipëri, jo vetëm të ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në çdo skaj të Shqipërisë, futbollit të fëmijëve, futbollit të ekipeve, të klubeve dhe të rretheve. Veçanërisht juve, personat me aftësi ndryshe që nuk i jeni ndarë asnjëherë mbështetjes së futbollit, që e keni pasion, dëshirë dhe dua t’ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të mbështetur futbollin, falënderoj Shpresën si administratore e Shoqatës. Por një falëndërim i veçantë dhe inkurajim edhe për Sajmirin, një nga personat me aftësi ndryshe, i cili thjesht nga pasioni, nga dëshira vazhdon të luajë futboll, në kampionatin e futbollit 5×5 që Federata organizon në qytetin e Shkodrës dhe është i kënaqur me shoqërinë e futbollit atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!