Kukësi pritës në Shkodër, Tirana- Teuta mbyll javën

Në 16:45 në ‘Loro Boriçi’ dhe në 19:45 ‘Air Albania’ dy supersfidat e fundit të javës së 14-të.

Kukësi- Partizani në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, për të diskutuar një superndeshje. Së paku në letër aty ku verilindorët janë pritës. Skuadra e Longos ka rekuperuar Ndrecën por dhe Gjelbrim Taipin dhe mesfushorit serb Luka Milunoviç që kanë shfaqur probleme të vogla. Mungon Shqiprim Taipi.

Te Partizani Egzon Belica po kalon një situatë gripale dhe shihet si mungesë e madhe. Zhunior e Sembene duken gati. Te Kukësi-Partizani, arbitër kryesor do të jetë Florjan Lata.

Në orën 19:45, supersfida Tirana-Teuta. Si zakonisht duelet mes tyre kanë prodhuar ndeshje dinjitoze dhe shpesh të paparashikuara në shifra teknikë. Te bardheblutë rikthehet Xhixha, ndërsa te durrsakët problemi vetëm për Edi Martinin e rikthyer në timon, është gjëndja e mbrojtësit Xhekson Ferriera. Supersfida e ‘Air Albania Stadium’ do të drejtohet nga Laver Alla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!