Laçi me hap kampioni, tri pikë në Rrogozhinë

Koncidenca: Pedro Augusto shënonte në Laç në të 75′ (0-1), sot Dejan Zarubica në Rrogozhinë 0-1 po në të 75′. Guindo vulos në të 88′ 0-2.

Egnatia- Laçi 0-2 (Zarubica 75′, Guindo 88′)

Egnatia thyhet sërish dhe këtë radhë ishte Laçi ai që i merr tri pikë skuadrës nga Rrogozhina.

Sulmuesi malazez Dejan Zarubica u tregua konkret në minutën e 75′ ndërsa goditi fort brenda zonës duke e dërguar atë top ngjitur me shtyllën pingule në të majtë të portierit Puja 0-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit një top i gjatë drejt Deliut pas shpine kontrollohet me klas nga mesfushori bardhzi i cili më pas jep asistin për Guindo. Sulmuesi nga Mali nuk gabon dhe dyfishon shifrat në 0-2. Goli i tetë sezonal për 25 vjeçarin.

Zekirija Ramadani tri takime zero pikë me Egnatian ndërsa Laçi katapultohet në vendin e 3-të me 24 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!