Egnatia për kthesën,Laçi për konfirmimin

Abissnet Superiore, java e 14-të Egnatia- Laçi (13:45)

Egnatia- Laçi me një finale trofeu të luajtur në ‘Niko Dovana’ për Kategorinë e Parë (2004 fitoi Laçi 1-0) i kanë me pikatore përballjet mes tyre. Ata u ndeshën fazën e parë në Laç ndërsa Pedro Augusto i dha tri pikët formacionit mik teksa shënoi kur në lojë ishin luajtur 75 minuta.

Sot situata duket më ndyshe. Vendasit e Zekirija Ramadanit pas disa humbjeve radhazi kanë rrëshqitur në fund dhe situata edhe pas afrimit të teknikut të ri, mbetet e zymtë.

Laçi nga ana e tij gëzon shëndet dhe skuadra e Josës, po filtron me kreun. Tri fitoret ndaj Dinamos, Kukësit dhe së fundi Tiranës kanë ngjitur bardhezinjtë në vend të 4-ët.

Te Egnatia mungon Ilir Allmuça (kartonë) te Laçi skuadra e plotë. Gjykon: Olsid Ferhataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!