Martini: Do luajmë për fitore

Teuta mysafire e Tiranës nesër në ‘Air Albania Stadium. Martini tekniku i Teutës i kthyer te durrsakët pas dy javëve, shprehet se ai e njeh skuadrën dhe se ndaj Tiranës do syohet fitorja.

Martini:

Rikthimi?-“Nuk është kohë e gjatë nga largimi. Këto tri seanca i shikoj si vazhdim i asaj pune që kemi bërë. Nuk e shikoj si një problem të madh. Megjithatë skuadrën në përgjithësi e shoh shumë mirë”.

Ndryshime? ““Nuk është se do ndryshoj ndonjë gjë, thjesht do mundohem të shkojmë aty ku kemi qenë më përpara me lojë”.

Ndaj Tiranës?- “Është një ndeshje e fortë, po luajmë ne që jemi kampionë me ata që duan të dalin kampion. Por duam të shpallemi edhe ne kampionë. Kështu që do jetë një ndeshje e fortë, që i ka të tria rezultatet brenda.

Tirana ka një ekip të mirë, me lojtarë me eksperiencë. Luajnë mirë mbrapa, me 5 mbrojtës, kanë dy sulmues të mirë përpara. Mundohen me topa të gjatë të furnizojnë sulmuesit e tyre. Ne do mundohemi t’u bllokojmë pikat e tyre të forta”.

Pritshmritë?-“Ne kemi bërë kthesën gjithmonë me Tiranën. Atëherë kur Tirana kishte 18 ndeshje pa u mposhtur, ne ia kemi dalë. Kur ishte shumë e fuqishme. 90 për qind e lojtarëve janë ende pjesë e ekipit. Kryesorja është shpirti dhe lufta jonë në fushën e lojës. Se çfarë bën Tirana më pas është hesap tjetër.

Them që jemi të qartë për formacionin. E thashë që është ndeshje e rëndësishme për ne, por edhe për Tiranën. Do futemi në fushë për fitore, por rezultatin ia lëmë lojës. Fusha e mirë? Shumicën e ndeshjeve i kemi luajtur në Elbasan, edhe aty është fushë e mirë, si në ‘Air Albania’. Jemi të fokusuar në maksimumin dhe në çdo lloj fushe të zhvillohej kjo ndeshje, ne do të ishim gati”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!