Shehi: Ndaj Teutës për provimin e radhës

Një tjetër sfidë e nivelit të lartë për Tiranën. Bardheblutë do të përballet me skuadrën e Teutës të dielën në “Air Albania Stadium”, ora 19:45. Si zakonisht në konferencën për shtyp, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për gjendjen e skuadrës. Rikthimet nga dëmtimet apo largime eventuale.

Shehi:

“Unë mendoj që futbolli është provim javë pas javë. Kur provimin e fundit nuk e bën mirë, përqendrohesh me gjithë forcat dhe impenjimin të bësh mirë provimin e radhës, që është ndeshja me Teutën. Duhet të ndryshojmë, si në mënyrë loje por edhe sa i përket rezultatit, sepse në Laç asnjëra nga të dyja nuk ishte në favorin tonë.”

Presion? “Nuk mendoj që grupi dhe fryma e skuadrës ka presion, sepse ka edhe shumë javë e shumë pikë në lojë. Kampionati është një maratonë e gjatë, do ketë ndalesa për të gjithë skuadrat.Është një ndeshje nesër që do duam të marrim maksimumin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive, por pikët do vijnë edhe me lojë.”

Teuta? Ndeshje e luftuar, e fortë me të gjithë komponentët e saj. Nuk përbën ndryshim trajneri, pasi i njëjti trajner kthehet, ka punuar rreth dy vite te Teuta dhe ka pasur sukses. Nesër do të bëjmë detyrat për të dalë fitimtarë.

Xhixha na kthehet pas një periudhe relativisht të gjatë. Do mendojmë deri në fund nëse do luajë nga fillimi apo do jetë në stol, por rëndësi ka që është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Kemi humbur Najdovskin në Laç, një lojtar i rëndësishëm për ne. Mungesat do të jenë Përgjoni dhe Najdovski.

Totre te Shkëndija? “Nuk frikësohemi aspak, Totre është lojtari ynë, ka kontratë 2-vjeçare. Kam qenë ndër të parët që kam kërkuar afrimin e tij në skuadër, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Janë fjalë merkatoje, nuk ka asgjë të vërtetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!