Zhan Todt ikën nga FIA, më mungon Shumaker, urime Verstapen

U fol për një rikthim të mundur te Ferrari…

Zhan Todt ish- shefi i famshëm i Ferrarit në të kaluarën dhe presidenti i FIA-s ka lajmëruar se ka mbyllur me rolin e drejtuesit.

Ai tha në prononcimin e fundit para largimit se i mungon legjenda Majkell Shumaker.

Një moment prekës i Zhan Todt teksa donte ta kujtonte atë në ditën e tij të fundit si president i FIA-s.

“Duhet të jem i sinqertë, më mungon Michael sonte, këtu me ne. Ai është pjesë e jetës sime, ai gjithmonë do të jetë.”

Për Verstapen, titullin e parë të holandezit.

“Pas asaj që do të mbahet mend si një nga duelet më zjarrta të titullit në historinë e automobilizmit në F1 mes dy pilotëve të shquar Luis Hamilton dhe Maks Verstapen. Ka një kampion të ri të botës: Urime Maks Verstapen”, shkroi më pas Zhan Todt në rrjete sociale.

Ndërkaq, si dhuratë për përfundimin e mandatit të tij si President i FIA-s, të gjithë pilotët që morën pjesë në Kampionatin Botëror të Formula 1 2021 i dhuruan Todt një nga kaskat e tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!