Maks Verstapen, kampion bote në Formula 1

Incidenti i Nikolas Latifit dhe vonesa për të dalë nga pista provokon ndërhyrjen e Makinës së Sigurisë e cila jep dritën jeshile vetëm në fillimin e xhiros së fundit të GP të Abu Dhabi. E pabesueshme, Maks Verstapen parakalon Hamilton dhe triumfon për herë të parë në një botëror të F1

Piloti holandez i Red Bull Maks Verstapen shpallet kampion bote ne Formula1 për herë të parë në histori. Një Botëror i fituar ndaj një kampioni të madh si Luis Hamilton me të cilin triumfi erdhi vetëm në xhiron e fundit të një kampionati totalisht jashtë “serie”.

Gara e Abu Dabi në Emiratet e bashkuara Arabe, pati një start të dobët nga Maks i cili edhe pse u nis i pari, u parakalua shpejt nga 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton. Më pas, në lojë strategjitë e të dy skuderive me Serxhio Perez shok skuadre me Verstapen që mer urdhër të operojë sipas ‘planit B’.

Ndërkaq, Hamilton diti të krijojë diferencë por pas lojes së pit stopeve dhe planit B të Red Bull, Verstapen afrohet gati në pasqyrë me britanikun.

Ndërkohë kur dukej se Luis Hamilton ishte shumë pranë titullit të 8-të botëror, çka do parakalonte legjendën Majkell Shumaker (7 tituj), vjen një ‘flamur i verdhë‘ për një përplasje të Latifit dhe makinat detyrohen të ngadalësojnë.

“Pas “çorbës” së krijuar dhe urdhave të habitshme nga gjyqtaria, në xhiron e fundit, Hamilton (nuk e futën në Pit Stop) e pati të vështirë të frenojë 24 vjeçarin me goma të freskëta.

Makina e Red Bull kalon e para në finish dhe Maks Verstapen pas dhjetë garave të fituara, shpallet për herë të parë kampion bote në Formula 1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!