Jo vetëm Marselo e Modriç, te Reali në alarm…

Alarm për COVID kudo, prek ndjeshëm dhe ekipin spanjoll të Real Madrid: Pak ditë më parë u raportua për pozivitivitetin e Marselos dhe të Modriç, por së fundi situata te Blancos duket më e rënduar.

Sipas COPE, një deklaratë zyrtare nga klubi është planifikuar sot për të sqaruar situatën e skuadrës, duke konfirmuar edhe raste të tjera të lojtarëve të infektuar nga virusi.

Blancos, të cilët komandojnë të sigurtë La Liga-n me një avantazh prej 8 pikësh ndaj Seviljes, do të luajnë ndeshjen e fundit të vitit 2021 të dielën, në shtëpi kundër Kadiz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!