Nuk pranoi të vaksinohej, Kimish me COVID-19,

Mesfushori gjerman Joshua Kimish, bëri lëmsh Bajernin dhe gjithë Gjermaninë me vendimin e tij për të mos u vaksinuar ndaj infeksionit koronavrus.

Mirëpo sot, mbrojtësi anësor, ka dalë pozitiv me ‘COVID-19’. E gjitha pas testeve të kryera gjatë ditës së mërkurë nga klubi i Bajernit.

Më herët edhe Çoupo Moting rezultoi pozitiv me koronavirus duke vijuar me problemet e infektimit që kanë shoqëruar skuadrën nga Mynihu.

Madje dhe trajneri Nagelsman ishte i izoluar pak javë më parë pikërisht prej pozitivitetit të COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!