Klubet pro Salernitanës, Këshilli Federal…


Lotito: “Jam jashtë Salernitanës’. Ekipi ku aktivizohet Frederik Veseli pret 21 dhjetorin për vendimin e fundit.

Serie A dëshiron që Salernitana të përfundojë kampionatin. Kjo është ajo që doli nga asambleja e klubeve të Serisë A në Milano. Klubet njëzëri (18 vota pro, Salernitana dhe mbrojtësi i Lacios, Klaudio Lotito abstenuan), votuan në favor të kërkesës drejtuar Këshillit të FIGC që meaxhimuesit e klubit të vazhdojë misionin në mënyrë që të lejojë skuadrën të përfundojë sezonin sportiv. “Jam i kënaqur? Unë jam jashtë Salernitanës, pse po më pyet?” – tha Lotito.

Pankarta në Salerno ‘Lironi Salernon nga këta njerëz'”. “Ata duhet të pyesin ata që qeverisin Salernitanën, jam i sigurt që jo unë. Ata janë të pavarur, unë jam jashtë. Unë nuk kam më asnjë fuqi, jam jashtë Salernitana-s”, tha Lotito.

‘Topi’ tani i kalon Këshillit Federal të planifikuar për të martën më 21 dhjetor.”

“Klubet e duan sportin, kjo kuptohet”, tha presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino në përfundim të takimit të Lega Serie A, duke konfirmuar kërkesën për të shpëtuar klubin nga Salerno.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!