Broja shkëlqen në Londër

Në Londër e njohin. Armado Broja ju freskon kujtesën me një supergol për Sauthempton ndaj Krsital Palasë në barazimin 2-2. I katërti gol sezonal.

Shënon edhe Dejvi Bregu në Turqi me Boluspor në barazimin 1-1 në transfertë me Samsunspor dhe Nedim Bajrami për Empolin në Kupën e Italisë.

Në Varshavë rikthehet festa. Skuadra e Muçit, Çelhakës dhe Kastratit fitoi 4-0 ndaj Zagleblie Lubin. Të tre futbollistë shqiptarë u aktivizuan në pjesën e dytë. Me rëndësi, Legia i iku provizorisht fundit të tabelës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!