Reali “kafshon” Atletikon, Mbape dy gola Monakos

Pas një dite të ngjeshur sportive teksa titulli i parë botëror, në Formula 1 i shkoi holandezit Maks Verstapen me Red Bull, mbrëmja e gjitha futbollistike.
Këshu në La Liga, Bacelona barazoi me Osasunën jashtë 2-2 ndërsa Reali mundi Atletikon në ‘Bernabeu’ 2-0. Praktikisht të dyja rivalet e ‘Merengues’ i kanë thënë lamtumirë titullit kampion. Ekipi i Ançelotit vijon të shkëputet në krye.
Në Seria A, Inter shkëmoq Kaljarin 4-0 ndërsa më herët blofi erdhi nga ekipi “shqiptar” i Empolit. Skuadra e Ismajlit dhe Bajramit (vlerësuar me notën 6.5) mundën Napolin në ‘Maradona’ 0-1.
Sakaq një sfidë e bukur u zhvillua po në mbrëmje në ‘Parc des Princes’ mes PSG-së dhe Monakos. Dy golat e Mbape pas një asisti të Mesit i dhanë tri pikë skuadrës kryesuese në Ligë1./Sportiim.al/