E diel, e hënë, e martë, Superiorja në fushë

Pa ndalesë. Abissnet Superiore teksa mbylli të enjten javën e 12-të, të dielën sërish në fushë. Në radhë, java e 13-të e cila do të vijë e shpërndarë në tri ditë kalendarike.

Në Kamëz, do të hapë këtë raund të Superiores, Kastrioti- Egnatia. Dy ekipet e fundit në renditje, në një duel vendimtar. Kryesisht për krutanët të cilët në rast dështimi, do të zbehnin ndjeshëm shanset për qëndrim.

Ndërkohë pak orë më vonë, sfida në ‘Loro Boriçi’ mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Të dy klubet po kalojnë një formë të shkëlqyer sportive. Kuqeblutë do privohen nga mungesat e zyrtarizuara, Krymi dhe Gurishta.

Sakaq, të hënën nisin takimet ‘Big’. Teuta- Kukësi në ‘Elbasan Arena’ dhe Partizani- Dinamo në ‘Air Albania Stadium’, do të vijnë si një “paketë” për luftën drejt kreut. Ai mbahet nga Tirana e cila të martën, për javën e 13-të do të vizitojë Laçin.

Ndeshjet e javës së 13-të:

E diel:

13:45 Kastrioti- Egnatia (Kamëz)

Vllaznia- Skënderbeu

E hënë:

Teuta- Kukësi (‘Elbasan Arena’)

Partizani- Dinamo (Air Albania Stadium’)

E martë:

13:45 Laçi- Tirana /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 12-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!