Ndreu optimist për…merkaton

Ndeshje delikate e kastriotit nesër me Egnatian në kaëz. Trajneri Ndreu flet për mediat duke theksuar se ekipi i tij kurrësesi nuk do ti tërheqë “armët2 nga lufta për qëndrim. Beson se klubi të kryej përforcime në janar.

Ndreu:

“Jemi në momente jo të mira, mungesat e shumta të ulin nivelin e lojës. Nuk jemi mirë edhe në aspektin psikologjik, por tashmë gjithçka ka kaluar dhe do të mendojmë për ndeshjen me Egnatian. Është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, përplasemi me një skuadër afër nesh.

Do mundohemi të marrim maksimumin për të marrë pak oksigjen, nëse do të mendojmë që të arrijmë skuadrat e tjera, atëherë Egnatia është ajo që gjendet më afër. Nëse fitojmë do jemi në ritmin e duhur dhe prandaj kjo ndeshje merr rëndësi të veçantë dhe do punojmë në aspektin psikologjik që të paktën në 2-3 ndeshjet që kanë mbetur të mos dalim pa pikë.

Kemi nevojë urgjente për merkato dhe shpresoj të marrim maksimumin në këto ndeshje për të hyrë më pas në merkato. Momentalisht, kemi nevojë të përforcohemi në të treja repartet. Jemi në bisedime të përforcohemi me tre apo katër lojtarë cilësorë dhe jemi në përfundim të marrëveshjeve me ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!