Barcelona në Mynih, Grupi G i gjithi enigmatik…

Sot ndeshjet e grupëve E, F, G, H për të konfiguruar tabllonë e plotë të 16 skuadrave për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Barcelona rrezikon të mbetet jashtë, po ashtu Sevilja. Mbrëmja e nxehtë nis me Grupin H…

Grupi H, do të nisë i pari takimet e fundit sot për grupet e Champions League. Juventusi pret Malmon në ‘Allianz Stadium’, ndërsa Zenit luan kundër Çelsit në Shën Petersburg. Çelsi dhe Juve kanë kaluar më herët.

Atalanta dhe Vijareal për biletën e dytë në Grupin F. Bergamaskëve i’u duhet fitorja për të qënë ata në grupin me 16 skuadra. Junajtid ka kaluar për në fazën e ardhëshme.

Grupin E ku Bajern ka kaluar, Barcelona dhe ​​Benfika në betejë për vendin e dytë. Barcelona nëse fiton në Mynih ecën përpara por në letër Benfika që pret Dinamon e Kievit, duket më e favorizuar.

Intrigues deri në fund Grupi G. Lilë, Salzburg, Sevilja dhe Volfsburg ndahen të gjitha me 3 pikë. Parashikohet luftë e vërtetë sportive…

Ndeshjet sot:

18:45

Grupi H

Juventus-Malmo

Zenit-Çelsi

21:00

Grupi E:

Bajern- Barcelona

Benfika- Dinamo Kiev

Grupi F:

Mançseter Junajtid- Jang Bojs

Atalanta- Vijareal

Grupi G:

Salsburg- Sevilja

Volfsburg-Lilë /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!