Laçi-Dinamo pas një dekade, Teuta prezanton…Arapin

Në Laç mësyjnë drejtuesit e Kukësit, në tribunë Pero Pejiç. Kukësi- Laçi për javën e 12-të merr vlerësim paraprak nga verilindorët

Laçi-Dinamo në 13:45, hap sot javën e 11-të të Abissnet Superiore. Dita e premte vijon me supersfidën tjetër atë që zhvilohet në ‘Elbasan Arena’ në 16:45 ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Në Laç janë të bindur se skuadra do të zhvillojë një ndeshje të madhe. Emri përballë me mjaft histori. Dinamo 18 herë kampione e vendit, do duhet të rikthehet pas një dekade në Kurbin, aty ku sfida e luajtur asokohe, mbyllej 1-0 me golin e Erjon Vucajt.

Ndërkaq, Josa nuk do të merret fort me javën e kaluar teksa bardhezinjtë u mundën në Shkodër. Mungesat e Mazrekajt dhe Lushkjes janë konsideruar detereminante. Gjithësesi ata sot, janë në dispozicion. Me Laçin e plotë, Shkëmbi te blutë, lipset të bëjë disa llogari. Kushtëzuar nga disa mungesa Dinamo pas fitores me Kastriotin, për një tjetër sukses. Gjykon: Eldorjan Hamiti

Në Elbasan, Teuta e sheh vetën pritëse ndaj Vllaznisë. Duelet e fundit mes tyre kanë prodhuar lojra efikase, me ritëm, e shpesh herë, përcaktuese për renditjen në krye. Sot durrsakët prezantojnë në stol trajnerin e ri Renato Arapi. Një motiv më shumë për të triumfuar. Paçka se lojtarë titullarë si Albano Aleksi dhe Blagoja Todorovski janë të pamundur.

.Vllaznia e cila ditët e fundit u stëvit pikërisht në Durrës (Tropikal) vjen sot me moral mjaft të lartë. Trajneri Brdariç e tha në konferencë se ndaj Teutës do kërkohet suksesi dhe për këtë, kroato- gjermani vë në dispozicion të njëjtin format sikundër u paraqit javën e kaluar ndaj Laçit. Dyshimi i vetëm në formacionin fillestar; Mustedanagiç- Da Silva. Gjykon: Laver Alla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!