Operohet, Kjaer mbyll sezonin me Milanin

Operohet me sukses mbrojtësi danez i Milanit Simon Kjaer. Mbyll sezonin si kuqezi.

Dëmtimi në gju i Simon Kjaer figuroi më i rëndë nga sa dukej ndërsa pas analizave të para dhe ndërhyrjes kirurgjikale Milani do të humbasë qendërmbrojtësin për të paktën gjashtë muaj.

Njoftimi i klubit:
AC Milan njofton se sot Simon Kjær iu nënshtrua artroskopisë së gjurit të majtë për rikonstruksionin e ligamentit kruciat të përparmë dhe rifutjen e ligamentit kolateral medial. Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina rezultoi shumë i suksesshëm dhe u krye nga Dr. Roberto Pozzoni me kontributin e ekipit Galeazzi CTS (Qendra e Traumatologjisë Sportive) në prani të menaxherit shëndetësor të klubit, Stefano Mazzoni. Kjær është mirë dhe është i motivuar për të nisur menjëherë procesin e rehabilitimit. Koha e rikuperimit mund të vlerësohet në 6 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!