Juve pritet të marrë një gjobë shembullore


Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

Dyshohet se agjentët janë paguar për disa operiacione fantazmë. Emrat që figurojnë ndër ta janë dhe agjenti i Ronaldos, Zhorzh Mendes për shkak të një marrëveshjeje ekonomike të fshehtë mes lojtarit të tij dhe Juventusit. Edhe Mino Raiola…

Një gjobë e rëndë pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Sipas La Stampa, ky është rezultati më i mundshëm i hetimit të drejtësisë federale për llogaritë dhe fitimet kapitale të Juventusit, duke pasur parasysh precedentët e Interit dhe Milanit në 2008 dhe Kievos në 2018.

Ndërkaq, sipas Corriere della Sera, John Elkan, aksioner referues i kompanisë, ende nuk po reagon zyrtarisht lidhur me atë veprim që i takon : ai dëshiron të shohë se si do të evoluojë hetimi dhe më pas të marrë një vendim të tijin. Për momentin “kartoni i famshëm” i pretendimeve të prapambetura të Ronaldos nuk ka dalë.

Për të motivuar një sanksion më të fortë ekonomik. situata, entiteti i ndryshëm i lëvizjeve dhe fitimeve kapitale, shumë më i lartë për Juventusin sesa për Interin dhe Milanin.

Ndërkohë që drejtësia sportive pret zhvillimin e sistemit të drejtësisë penale. Puna për analizimin e dokumenteve të sekuestruara nga Guradia di Finanza vazhdon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!