Tirana në transfertë, kthehet Totre

Bardheblutë po vuajnë shpejtësinë dhe befasinë në sulm. Xhixha ende jashtë, kthehet mesfushori tetovar.

Tirana e këtij edicioni udhëheq që nga fillimi një kampionat i cili javët e fundit po bëhët mjaft intrigues. Mungesa e fitores së Tiranës në dy takime dhe fitoret e njëpasnjëshme të Kukësit, kanë vendosur diferencën e re në vetëm një pikë.

Megjithatë bardheblutë e Orges Shehit pritet të tentojnë fitorën këtë të shtunë në Rrogozhinë me vendasit e Egnatias.

Mungesa e Xhixhës pozicioni i dyshimtë fizik i mbrojtësit Behiratçe mbetën shqetësim për Tiranën. Për sulmuesin, situata duket e turbullt pasi me shumë gjasë, 23 vjeçari do të rikthehet në ndeshjen e mesit të dhjetorit Laçi- Tirana. Kthimi i Totres këtë javë vendimtar për Shehin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!