Shkëmbi: Ndaj Laçit jo për barazim

Dinamo në Laç pas një dekade për t’u përballur me skuadrën e Josës për javën e 11-të të Abissnet Superiore.Nesër në orën 13:45.

Në konferencën për shtyp trajneri i bluve, Bledi Shkëmbi ka folur për përballjen me Laçin.

Shkëmbi:

“Vijmë pas një fitoreje të vështirë. E kam thënë që na duhen pikët që të ngrihemi psikologjikisht. Ndeshjet afër nuk të lënë të shijosh fitoren. Luajmë kundër ekipit më të mirë të kampionatit, pavarësisht pozicionit. Mendoja në fillim se ishin në 2-3 ekipet e para për titull. Kundër kundërshtarëve të tillë, duhet të jesh në maksimumin e formës. Vazhdojmë të kemi probleme dëmtimesh. Nuk kemi Maliqin të pezulluar, të tjerët dihen të dëmtuar. Do mundohemi të bëjmë më të mirën me ata që kemi. Kam besim edhe te të rinjtë që kam në dispozicion”.

“Është një kampionat shumë i vështirë. Kam besimin se do të luftojmë për zonën sipër të klasifikimit. Do jemi shumë më të fortë kur të jemi të gjithë. Kjo ndeshje është vendimtare për të ardhmen tonë.

Në fazën e parë Laçi na mori një pikë në minutën e fundit, nuk ia morëm ne. Do shkojmë të bëjmë një ndeshje perfektë për të dalë fitimtarë. Në fund mund të jemi të kënaqur duke pasur parasysh forcën e Laçit. Nuk shkojmë me mendimin për të barazuar. Në fund pastaj bëhen llogaritë.Nuk më tremb, aq më tepër tani. Kemi luajtur me Laçin, Partizanin e Teutën. Na ka mundur vetëm Vllaznia. I vetmi problem është që javën tjetër të na kthehet ndonjë nga të dëmtuarit. Po luajmë çdo 3-4 ditë dhe na duhen lojtarë, veç lodhjes dhe dëmtimeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!