Mesi dhe fituesit e tjerë…

Përveç Çmimit të Madh, ‘Topi i Artë’ fituar nga Mesi, i 7-ti në karrierë, të tjerë trofe presigjiozë në mbrëmjen gala të Parisit.

KOPA, FITON PEDRI

Pedri i Barcelonës është fituesi i trofeut Kopa, i rezervuar për lojtarin më të mirë U21. Në podium edhe Belingam i Dortmundit dhe Musiala i Bajern Mynih. Në top 10 janë Mendes (Psg), Greenwood (Manchester United), Saka (Arsenal), Wirtz (Bayer Leverkusen), Gravenberch (Ajax), Doku (Rennes) dhe Reyna (Dortmund).

SULMUESI, FITUES I VITIT, LEVANDOVSKI

Robert Levandovski i Bajern Mynih është fituesi i çmimit Sulmuesi i Vitit, një risi e France Football për vitin 2021.

Immagine

FEMRA , TOPI I ARTË, FITON PUTEJAS

Aleksia Putejas e Barcelonës është fituesja e Topit të Artë për femra 2021. Lojtarja blaugrana mposhti shoqen e skuadrës Jennifer Hermoso dhe Sam Kerr të Çelsit. Në top 10 janë edhe Miedema e Arsenalit, Martens e Barcelonës, Sinclair of Thorns, Harder e Çelsit, Lawrence e PSG, Fleming dhe Kirby të Çelsit.

Immagine

TROFEU JASHIN, TRIUMFI DONARUMA

Xhanluixhi Donaruma është fituesi i edicionit të dytë të trofeut ‘Jashin’ për portierin më të mirë të vitit. Portieri i Italisë, fiton pas Alison-it të Liverpulit, i cili e kishte fituar në vitin 2019 (vit në të cilin u vendos ky trofe).

Pas Donarumës, kampion europe me Italinë vijnë Mendi i Çelsit dhe Oblak i Atletiko Madrid.

Immagine

ÇELSI, EKIPI I VITIT.

Kampioni i Europës, Çelsi është skuadra e vitit për France Football. Blutë morën në shtëpi trofeun e dytë të ri të vitit, pas atij për sulmuesin më të mirë.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!