Europa në fushë, debuton Ksavi por jo Serxhio Ramos

Pas kualifikuesve europiane për ‘Katar 2022’ faza në grupe, radha i vjen kampionatëve elitare në Europë.

Në fakt nisi dje teksa Bajerni u mund në derbin e Bavarisë nga Augsburg 2-1 duke lajmëruar se të tjera duele interesante na presin sot dhe nesër.

Kështu sot në Premier League dueli Liverpul- Arsenal në 18:30, do të mbyllë javën angleze e cila ka në program dhe 7 çifte të tjera (16:00).

Bundesligë spikat derbi i Berlinit; Union Berlin-Hertha (18:30), ndërsa në Seria A luhen tri takime.

Atalanta- Specia (15:00, Lacio- Juventus (18:00) dhe Fiorentina- Milan (20:45) janë duelet e ditës së sotme në kampionatin italian.

La Liga luan katër takime me epiqendër derbin e Barcelonës; Barcelona- Espanjol në program në 21:00.

Ndërkaq Ligë 1 vjen sot me PSG- Nantë (17:00) dhe Renës- Montpelje (21:00). Sipas klubit parisien, mbrojtësi spanjoll Serxhio Ramos, ende nuk do jetë gati për debutim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!