Ksavi nis me fitore, Mesi me gol, Milan humbja e parë

Debuton me fitore Ksavi Hernandez si trajner i ri i Barcelonës. Një gol i Depai me penallti në të 48′-ën, i’u ka mjaftuar blaugranëve të marrin tri pikë në derbi me Espanjol.

Seria A, Milan thyhet në Firence nga Fiorentina 4-3 në të parën humbje sezonale. Shtatë gola shënohen edhe te Atalanta- Specia (5-2) ndërsa Juventus me dy penallti të realizuara nga Bonuçi kalon në Romë Lacion 0-2.

Ndeshje spektakolare në Premier League. Fillimisht dy shqiptarë në ndeshjën Noruiç- Sauthempton teksa Rashica dhe Broja u panë kundërshtarë. Fitoi ekipi i ‘Kanarinave’ 2-1. Fitore e thellë e Liverpulit ndaj Arsenalit 4-0. Rrëzohet keq Mançester Junajtid 4-1 nga Uolves.

Njukasëll vetëm 3-3 me Brentford ndërsa pati dhe një tjetër 3-3 mes Bërnlit dhe Kristal Palasë. Çelsi kalon 0-3 Lesterin. Aston Vila- Brajton 2-0.

Rikthehet te goli Lionel Mesi në Ligë 1. Po flasim për PSG- Natës me parisienët që shënuan tri herë. Mbape, autogol i Apiah dhe Mesi ishin autorët e fitores 3-1./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!