Duka: Shqipëria shkon në ‘Euro 2024’, Reja vijon…

Armand Duka si rrallë herë, doli sot në një konferencë shtypi të paralajmëruar. Kreu i FSHF-së i bëri një rezyme të plotë arritjes së ekipit A kuqezi dhe la në ‘fushë’ trajnerin Reja deri në nëntor 2022.

Sipas tij, Kombëtarja në kualifikueset e ‘Katar 2022’ meritoi notën 8-të dhe shprehu optimizmin për kualifikimin në ‘Euro 2024’.

Duka:

Çfarë note i vendosni ekipit A? Në futboll edhe  finalistja edhe fituesi nuk marrin kollaj notën 10, është e vështirë të bësh llogaritje me lojën në futboll, por nga 1-10 un do e vlerësoja me notën 8.

Reja? Në kemi filluar një projekt me ekipin. Kemi ndërtuar një ekip premtues. Është një projekt që nuk mund të ndërpritet, kjo kontratë përfundon 30 nëntor 2022 deri atëherë kemi kohë për të parë punën e trajnerit edhe në Nations League.

A ka lojtarë me kapriçio? Nuk është kollaj, edhe një familje me 3 fëmijë ka konflikte, por prindërit e edukojnë fëmijët për më të mirën, edhe brenda ekipit është e njëjta situata. Janë trajnuar 40 futbollistë, ka konflikte sepse tregon që ke ego për më shumë, dhe e ndihmon zhvillimin. Armando Broja nuk ishte prezent me Anglinë, për arsye dëmtimi, një dit para ndeshjes është bashku me ekipin, ka zhvilluar stërvitje individuale. Për arsye të dëmtimin dhe për arsye të respektit ndaj ekipit sepse nuk kishte zhvilluar stërvitje me grupin. Fakti i jep të drejtë trajnerit se dëshironte të bashkohej me klubin për të vazhduar rikuperimin. Armando është 20 vjeç është i shkëlqyer që do e ndihmojë kombëtaren jam i sigurt për 10 vitet e ardhshme.

A besoni në këtë grup lojtarësh dhe trajnerësh? Un kisha bindje se ne do ta arrinim ‘Play Off’ dhe fati nuk ishte me ne në ndeshjen me Poloninë, fati nuk ishte me ne edhe në Tiranë. I kemi të gjitha mundësitë, lojtarët luajnë me ekipe të mira në europë si dhe kemi lojtarë të rinj që do afrohen që spikasin. Në ndeshjen e fundit të kombëtares U-21, dy futbollistë janë gati të ndihmojnë kombëtaren A. Është shumë e mundur të arrish në Europian thuajse 2-fishi, mundësitë janë më të mëdha, është plotësisht e mundur.

A është serioze situata e Stadiumeve? Kukësi nuk e ka ëndërruar asnjëherë një stadium të tillë dhe pas 1 muaj do luajë, Teuta po rinovon fushën dhe në janar kthehet në shtëpinë e vet. Është vendimi i klubit që zgjedh të bëjë diçka të tillë, Shqipëria nuk ka një infrastrukturë perfektë, por të kënaqshme. Na mungojnë kushtet për stërvitjen e fëmijëve. Kemi një projekt që ka filluar me 100 fusha me bar natyral.

A do kandidoni në postin e FSHF-së? Kur të vendoset për t’u zhvilluar asambleja do e jap këtë përgjigje.

Europiani 2024, ka rinovim trajneri? Më16 dhjetor hidhet shorti i Nations League dhe ndeshjet luhen nga marsi deri në shtator. Kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Këtë gjë nuk mund ta them vetëm un sepse kontrata është e dyanshme. Në prag të përfundimit të kontratës kemi kohë për të menduar. Un mendoj se deri sot Reja e ka ndihmuar kombëtaren duke grumbulluar 18 pikë, në Natios League ishim në grupin C ndërsa do luajmë në B. Ka zhvilluar më shumë lojë duke kënaqur tifozët me futboll. Të gjithë janë mërzitur me rezultatin kundër Polonisë.

Keni bërë analizë, çarë do ndodh me të ardhmen? Drejtoria teknike së bashku me stafin do të bëjnë edhe analizën teknike të gjithë edicionit. Si kurrë më parë stafi jonë raporton tek klubet sa minuta ka luajtur lojtari, si është gjendja e tij, dhe çfarë forme tregoi.

Peng rasti i Uzunit në “Wembley” apo i  Manaj në “Air Albania”? Kjo është lojë gabimesh por mjafton të bësh maksimumin gjatë lojës. Peng është rezultati në Tiranë.

A ka bisedë mes kombëtares A dhe U-21  për të arritur më shumë objektivat tek shpresat? Ta ka kërkuar Bushi ta bësh këtë pyetje, (Shaka). Albani thotë vazhdimisht më sillni Brojën dhe Kumbullën se mund të arrij të kualifikohemi. Është trajneri i ekipit A që vendos kë lojtarë i duhet për kombëtaren dhe kë lojtar mund të dërgojë tek U 21 për t’i ndihmuar ata në arritjen e objektivave. Siç ishte rasti i Muçit. Ka bashkëpunim mes stafeve. Edi Reja dhe stafi i tij shikojnë çdo lojtarë nga U-15 e deri tek U-21, ku seleksionojmë lojtarët në të gjitha vendet ku luajnë. Mosha e Rejas është vërtet e madhe por mënyra si mendon për të ardhmen duket si 40-vjeçar.

Futbolli më i mirë në rajon, por Maqdonia shkon në ‘Play off’? Un jam i sigurt se ne kemi nivel më të lartë të futbollit se rajoni përjashto këtu Kroacinë. Tani me Maqedoninë ne kemi fituar 3-1. Ka ekip të mirë, lojtarët kryesorë janë shqiptarë dhe kjo na bën krenarë. Në  futboll ndahemi me një gol, nëse do të kishim shënuar atë gol në “Air Albani” do flisnim ndryshe, edhe ne do ishim në ‘Play Off”.

Broja-Reja?  E para çdo individ ka veçoritë e veta dhe duhet të menaxhohet brenda ekipit që të japi maksimumin e asaj që ka brenda fushës së lojës. Trajneri i mirë është ai që sillet në atë mënyrën që duhet dhe t’i detyrojë lojtarët të japim maksimumin. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht familja e Brojës është shumë prezent në futboll.

3 muaj para zgjedhjeve? Të gjitha shoqatat janë të regjistruara, çdo gjë do jetë OK. Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk cenohet statuti i FSHF-së.

Trajner Shqiptar? Padyshim e kam konsideruar disa herë dhe është koha se mund ta bëjë një trajneri shqiptar, nuk kam një emër .

Sa i kënaqur jeni nga trajnerët shqiptarë të ekipeve zinxhir? Pa dyshim që kanë shanse për të bërë maksimumin, por pamjaftueshmëria e eksperiencës ka bërë që nuk është arritur maksimumi i asaj që kanë arritur. Un kam parë ndeshjet e U-17 dhe U-21 për përbërjen që kanë meritojnë më shumë.

Akuza e Vatës? Nuk ka asnjë të vërtetë. Do e bëjë me kënaqësi të ndihmoja futbollistët të rriteshin në karrierë. E ndërtojmë vetë skandalin dhe janë shumë mjeshtra për ta luftuar skandalin. Në asnjë rast trajneri Reja nuk e ka detyruar Brojën të shkojë tek Udinese.

Xhaka? Më vjen keq që nuk e kemi më , sepse ishte një luftëtar i vërtetë, ka dhënë maksimunim në fushën e lojës, për shkak të dëmtimeve ka qëndruar 1 vit jashtë lojës. Un kam biseduar para se të vendoste për tu larguar nga Kombëtarja. Kur e shikon vetën që nuk ka çfarë jep për ekipin largohesh. Është futbollist që ka e ka ndihmuar shumë Kombëtaren dhe duhet ta falënderojmë të gjithë./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!