Duka: Shqipëria mbylli me sukses, 18 pikë…

Perfundimi i fushates kualifikuese për Shqipërinë, me objektivin e vënë në start në Grupin I, ka bërë që kreu i FSHF-Armand Duka të dalë me nje postim ne rrjete. Duka evidenton faktin se Shqipëria, ka fituar lojtarët e duhur per të ecur përpara. 18 pikë janë rekord thotë Duka.

Postimi:

Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, pas nje fitore të mundimshme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.

Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrën, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.

Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qënë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!