Rosi përgatit lamtumirën në Valencia

Rosi në konferencën e fundit: “Më pëlqen të kujtoj sfidat me Maks Biaxhii mbi të gjitha, por edhe Stoner, Lorenco dhe Markuez”

Gara e fundit e karrierës së Valentino Rosit në MotoGp është afër: të dielën në Valencia, në fazën që mbyll Kampionatin Botëror 2021, Doktori do të hipë në motorr dhe më pas do t’i thotë lamtumirë garave zyrtare përgjithmonë.

Një moment që sigurisht pritet të jetë emocionues, siç nënvizon vetë kampioni i Yamaha në konferencën e zakonshme që i paraprin fundjavës në pistë:

Është një moment mjaft i trishtuar, por po aq i rëndësishëm për mua. Do të doja ta jetoja normalisht, por do të të mos jetë e lehtë. Mendoj për të gjitha fitoret e mia dhe për të gjitha skuderitë me të cilat kam garuar dhe po lëviz. Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe emocionues.”

Kampioni i Yamaha-s teksa ka fituar 9 tituj mbi motorrë, përpiqet të përqendrohet në garën e radhës, por padyshim që mendimet e tij shkojnë në vitet e kaluara:

Ndjenja është shumë e çuditshme dhe e veçantë, do përpiqem ta përballoj garën e Valencias sikur të ishte ndonjë garë, por praktikisht është e pamundur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë menjëherë pas garës, ndoshta do të qaj por do të doja ta mbyllja me një buzëqeshje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!