Dëmtimi/ Markez parkon përfundimisht ‘Honda-n 93’

Nuk i ecën prej më shumë se një viti. Piloti i Honda-s Mark Markez u rrëzua gjatë provave në Algavre të Portugalisë duke bërë që 8 herë kampioni i botës me Motorrë, të evitonte garën zyrtare të fituar nga Françesko Banjaja në 7 nëntor.

Sot, spanjolli ka kryer vizita të specializuara në Barcelonë duke rezultuar më keq nga sa ishte pararshikuar. Kësisjoi Markez do duhet të ndalet dhe për garën e fundit sezonale të Valencias.

Marc është ndjerë keq, kishte probleme me shikimin. Pas një vizite më të detajuar u zbulua se ai vuante nga diplopia, që do të thotë se ka shikim të dyfishtë.

Vizita mjekësore evidentoi një paralizë të nervit të katërt të djathtë, që përfshin edhe muskulin e sipërm të djathtë. Ky është një muskul i dëmtuar edhe në vitin 2011, ndaj piloti është nën kontroll të vazhdueshëm, duke mbyllur para kohe sezonin”, tha Honda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!