Itali- Zvicër, goli i fushës…vlen

Mëngjesin e sotëm La Gazzetta dello Sport, shpjegon se Italia dhe Zvicra kryesojnë Grupin C me 14 pikë, me axurrët që kryesojnë vetëm në sajë të golavarazhit më të mirë (+11 krahasuar me +9 të zviceranëve) .

Për këtë arsye, kampionët e europës në fuqi, janë në vendin e parë. Sidoqoftë një barazim në Olimpico të premten, do të shtynte biletën e parë kualifikuese të Grupit C për ditën e fundit.

Sipas italianëve (nëse nuk fitojnë) qëllimi do të ishte ruajtja e diferencës së golave. Nëse Zvicra në fund do të fitonte me një diferencë golash +2 krahasuar skuadrën e Mançinit, do të shiheshin golat e shënuar në takimet direkte.

Pas 0-0 në Bazel, dhe një 1-1 eventual në Olimpico, do të spostonte në vend të dytë Italinë. Së fundi, në rast barazimi në Romë në shifra 0-0 do të futej në funksion pika e fundit e rregullores ajo kartonëve të marrë në ndeshjet në grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!