Ksavi në prezantim: Më pëlqejnë sfidat

Ish-ylli i Barcelonës dhe Spanjës në prezantimin e sotëm teksa ia nisi “këngës” me Laportën, u ndal te disa tematika të qarta për të cilat ai tha se presin zgjidhje.

Natyrisht Ksavi Henandez nuk mund të mungonte pa përmendur “armët” e forta të Barcelonës së tij. Shtoi se njohja me disa nga futbollistët me të cilët ka luajtur në fushë, do ta ndihmojë në projektin e shpejtë të ekipit ‘Blaugrana’

Ndër të tjera Ksavi…

Presidenti më thërret dhe unë jam i zgjedhuri. Kisha një pengesë, por të gjithë bëmë pjesën tonë për ta zgjidhur. Pritshmëritë janë të mëdha dhe do të shohim në vazhdim.

Do të përpiqem t’ua transmetoj përvojën time lojtarëve për të fituar tituj. E njoh Barçën, klubin, është një moment delikat në historinë e klubit, ekonomikisht dhe futbollistik, duhet të lëmë mënjanë ankesat dhe të shkojmë të gjithë së bashku.

Mesazhi i parë është që unë jam këtu për të ndihmuar klubin. Për mua është një avantazh të njoh Buskets, Pike, Alba, Serxhi Roberto dhe Ter Shtegen, të cilët i kam pasur dhe shok skuadre. Mendoj se është avantazh që ne njihemi qëkur kemi luajtur bashkë.

Jam i përgatitur, më pëlqejnë sfidat. Objektivi është që të ndihmojmë dhe të fitojmë së bashku. Unë u jam mirënjohës tifozëve për dashurinë e tyre, shpresoj ta kthej këtë iluzion me tituj ose të paktën me punë në këtë vit të parë”.

Ndërkaq trajneri i ri i Barcelonës pas prezantimit është shprehur në lidhje me situatën e rinovimit të Dembele.

Kam parë se situata e rinovimit e Dembele nuk është mirë. Unë dëshiroj nga klubi që prioritet  të jetë rinovimi i tij sa më shpejtë të jetë e mundur. Dembele po kalon një periudhë të keqe por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta “braktisim.

Ai është një lojtar me shumë vlera dhe unë e dua me patjetër në ekipin tim. Për mendimin tim ai i ka të gjitha aftësitë për tu bërë sulmuesi anësor më i mirë në botë, mjafton të dalë nga dëmtimi dhe të punojmë fortë bashkë me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!