Vjen zyrtarizimi, Ksavi te Barça

Trajneri i i ri projektohet me kontratën deri në 2024 me katalanasit. Barcelona pagoi 5 milion euro për lirimin nga Al Sad.

Ksavi zyrtarisht te Barcelona. Kjo konfirmohet nga deklarata zyrtare e Al-Sad për marrëveshjen e lidhur me Barçën. Kësisoji, Ksavi Hernadez është kthyer dhe është trajneri i ri i skuadrës me të cilën bëri historinë e lavdishme si futbollit.

Në fakt për Ksavin trajner te Barcelona kishte ditë që kishte nisur puna por tratativat janë mbyllur sot dhe ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës ka arritur të marrë edhe pelqimin e klubit nga Katari me të cilin ishte në kontratë si trajner.

Tani pritet deklarata e klubit Blaugrana dhe hapat e mëtejshëm të prezantimit në klubin e famshëm spanjoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!