Javë dinamike, mbyll Egnatia- Vllaznia

Egnatia-Vllaznia vijnë me pikë të barabarta (9-të) pas 7 javëve kampionat.

Ndoshta jo zyrtare por impianti i rikonstruktuar i Rrogozhinës deri tani me emërtimin ‘Hasan Zyla’ ka nisur të etiketohet mediatikisht si ‘Arena Egnatia’. Dhe pikërisht në stadiumin e skuadrës vendase do të zhvillohet sot në 13:45 ndeshja e fundit e javës së tetë të Abissnet Superiore. Egnatia- Vllaznia vjen si një mbyllje e denjë e një jave po aq të denjë sportive.

Kështu, të shtunën dhe të dielën katër takimet e luajtura Tirana- Dinamo 4-0, Skënderebeu- Kukësi 2-1, Kastrioti- Partizani 0-2 dhe Laçi- Teuta 2-0, tej rezultateve të prodhuara, në dukje e kanë futur kampionatin në qerthullin e rivalitetit të madh

Ndërkaq ndeshja e sotme i gjën të dyja ekipet në pozicione të afërta në tabelë dhe nëse i mbetemi besnikë idesë se java ishte e bukur dhe plot adrenalinë, fundi i përballjes së Rrogozhinës, do mund të kompletojë këtë xhiro dinamike.

Në aspektin protokollar, vendasit e Gugash Maganit të gjithë në dispozicion ndërsa te kampi kuqeblu, Gjurgjeviç nuk ja ka dalë dot të jetë i gatshëm.

E kundërta për futbollistët Latifi, Dianje e Jonuzi të cilët kanë rekuperuar dhe do të jenë në listën e trajnerit Brdariç.

Do të gjykojë Kreshnik Bajramaj i kolegjiumit të Tiranës.

13:45 Egnatia- Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!