Xhixha për rekord, merr topin me dy gola…

Redon Xhixha shpallet njeriu i ndeshjes Tirana- Dinamo (4-0). Futbollisti 23 vjeçar shënoi dy gola duke ndihmuar Tiranën në një fitore magjike për tri pikë të tjera.

Pas ndeshjes për Supersport, sulmuesi që preferon lojën në ‘file,’ u shpreh i gëzuar dhe përgëzoi skuadrën. Ai shënoi dy herë por si dhuratë i’u dha një top i…kuq.

Xhixha:

“Të jem realist ndjehem i lumtur se është derbi i kryeqytetit dhe jam i lumtur që shënova.

Më tha punëtori i fushës që nëse shënon dy gola do marrësh topin e kuq, nëse do të bësh tre do të marrësh të bardhin.

Unë te kjo skuadër jam ambientuar shumë mirë, po bëjmë mirë. Tani duhet përqendruar sa më shumë para portës, rastet që më jepen të shënoj të mos jem me 4-5 raste pa gol.

Ngo apo Seferi? Të dy lojtarë mjaft të mirë, të fortë dhe të dy janë njëlloj. Si Seferi, si Ngo, si Xhixha, si Gjumsi janë fantastikë.

Stërvitje veçmas kam bërë pak, po duhet të bëj më shumë e të shënoj sa më shumë pasi ka më shumë vend për përmirësim”, tha kurbinasi i bardhebluve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!