Tirana i tregon “rrugën” Dinamos, Skënderbeu thyen Kukësin

Java e 8-të Abissnet Superiore:

Tirana-Dinamo 4-0 (Sidibe aut 45′, Xhixha 56’, 61’, Hoti 82′)

Spektakël në ‘Air Albania Stadium’. Derbi Tirana- Dinamo foli i gjithi në krahun e bardhebluve të trajnerit Shehi i cili si rrallë herë në vitet e fundit mund një ekip në Superiore me shifra të thellë. Katër gola ndaj një Dinamoje e mbushur me lojtarë cilësorë, tregojnë se Tirana po i bën mjaft mirë detyrat e saj në kampionat.

Shkëlqen Redon Xhixha me një dopietë ndërsa më pas vulos gjithçka Engjell Hoti në të 82-tën. Më herët kishte shënuar në portën e tij Sidibe (45′). Pas javës së 8-të Tirana kryeson me 20 pikë, 6 më shumë se Kukësi ndjekës.

Skënderbeu-Kukësi 2-1 ( Dumfur 54′, Mensah 84′ / Hila (pen) 90+11’)

Në Korçë, Skënderbeu arrin triumfin e parë sezonal duke mundur 2-1 Kukësin. Skuadra e Memellit pas humbjes së kaluar me Laçin 2-0 u vu në epiqendër të kritikave të faktorit vendas por dhe drejtuesëve të lartë.

Sot bardhekuqtë ia dolën me golat e Dumfur dhe Mensah. Kukësi u pa konfuz dhe vetëm në fund gjeti një gol nga penalltia me Hilën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!