Inferiorët, sot Maliqi-Butrinti

Kategoria e Parë për javën e 8-të të saj, do të luajë sot vetëm një ndeshje. Ajo i përket çiftit Maliqi-Butrinti dhe është parashikuar të zhvillohet në orën 14:00 në Bilisht.

Ndërkohë të dielën po në 14:00 e gjithë java e inferiorëve. Ecuria e shkëlqyer e Bylis me 7 fitore në po aq ndeshje duket se e kthen duelin e Pezës mes Vorës dhe Bylis një tjetër formalitet për të besuarit e Jeton Beqirit.

Ndeshje me pritshmëri të lartë konsiderohen: Erzeni- Korabi, Shkumbini- Besa dhe Tërbuni- Tomori.

Java e 8-të Kategori e Parë:

E shtunë 14:00

Maliqi-Butrini

E diel 14:00

Erzeni- Korabi

Shkumbini- Besa

Tërbuni- Tomori

Apolonia- Besëlidhja

Burreli- Pogradeci

Lushnja- Turbina

Vora- Bylis /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!